Me ndeshjet e mbrëmshme ka përfunduar sezoni i rregullt në NBA, që ka përcaktuar përfundiisht edhe çiftet e turit të parë të playoff. LA Leikërs, falë një fundi mjaft të mirë të këtij sezoni, kanë arritur që të ngjiten në vendin e 7-të në Konferencën e Perëndimit, duke pasur tashmë në playoff si pengesë të parë skuadrën e San Antonios.
Kalifornianët kanë arritur të mundin në kohën shtesë me rezultati 99-95 skuadrën e Hjuston, duke i rrëmbyer vendin e 7-të në renditjen e Konferencës. Pau Gasol shënoi 17 pikë, 20 topa në tabelë e 11 pasime, ndërsa Duajt Hauard shtoi 16 pikë e 18 topa në tabelë në këtë fitore që i mundësoi LA Leikërs të evitonin në raundin e parë skuadrën e Oklahomas, pretendente kryesore për titull në Konferencën e Perëndimit.
Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes, sfida më entuziazmuese e raundit të parë do të jetë ajo mes Nju Jork dhe Boston, një klasike e NBA. Një vëmendje të veçantë do të ketë edhe çifti Bruklin-Çikago, nga ku do të dalë edhe kundërshtari i raundit të dytë për Majemin, që pritet të kalojë pa asnjë problem Miluokin. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Feniks-Denver 98-118
Kliveland-Sharlot 98-105
Uashington-Çikago 92-95
Nju Orlins-Dallas 87-99
Miluoki-Oklahoma 95-89
Detroit-Bruklin 99-103
Boston-Toronto 90-114
Minesota-San Antonio 108-95
Filadelfia-Indiana 105-95
Orlando-Majemi 93-105
Atlanta-Nju Jork 92-98
Utah-Memfis 70-86
Golden Steit-Portland 99-88
Hjuston-LA Leikërs 95-99
LA Klipërs-Sakramento 112-108
PLAYOFF
KONFERENCA E PERËNDIMIT
Oklahoma (1)-Hjuston (8)
San Antonio (2)-LA Leikërs (7)
Denver (3)-Golden Steit (6)
LA Klipërs (4)-Memfis (5)
KONFERENCA E LINDJES
Majemi (1)-Miluoki (8)
Nju Jork (2)-Boston (7)
Indiana (3)-Atlanta (6)
Bruklin (4)-Çikago (5)
Thursday, 18 April 2013 09:58