Oklahoma ka triumfuar lehtësisht përballë Çikagos duke dhënë një prove të jashtëzakonshme në mbrojtje, gjatë fitores së thellë 102-72. Nënkampionët e NBA duket se i janë kthyer përsëri lojës së fortë mbrojtëse, pasi arritën të mbanin kundërshtarët nën 30% në saktësinë e realizimit, më saktësisht në 29.1%.
Kevin Durant shënoi 19 pikë e 16 topa në tabelë, Serzh Ibaka shtoi 17 pikë e 10 topa në tabelë, ndërsa Rasëll Uestbruk ishte realizuesi më i mirë për nënkampionët e NBA me 23 pikë në këtë ndeshje. Nga ana tjetër, paraqitjet individuale të lojtarëve të Çikago ishin për t’u harruar, pasi vetëm Deng e Robinson me nga 13 pikë, arritën të kalonin kuotën e 10 pikëve të shënuara në këtë sfidë mes atyre që u aktivizuan nga radhët e kësaj skuadre në këtë takim.
Në një ndeshje që ka ngjarë më shumë si një takim i mirëfilltë i play-off sesa një përballje mes dy skuadrave që aktualisht duelojnë për vendin e 9-të në Konferencën e Perëndimit, LA Leikërs kanë marrë një sukses të rëndësishëm 103-99 në fushën e Dallas. Kobi Brajant shënoi 38 pikë, 12 topa në tabelë e 7 pasime, duke arritur të mposhtë Dirk Novickin në duelin personal mes dy yjeve të skuadrave, pasi ky i fundit shënoi vetëm 30 pikë e 13 topa në tabelë në këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
LA Leikërs-Dallas 103-99
Golden Steit-Minesota 100-99
Kliveland-Majemi 105-109
Sakramento-Nju Orlins 95-110
Memfis-Bruklin 76-72
Filadelfia-Nju Jork 93-99
San Antonio-Feniks 97-87
Boston-Portland 86-92
Çikago-Oklahoma 72-102
Monday, 25 February 2013 09:34