Kevin Durant ka treguar se tifozët e Oklahomas nuk kanë nevojë të shqetësohen për mungesën e Rasëll Uestbruk, pasi ai është në gjendje të udhëheqë ekipin edhe pa pasur përkrah organizatorin që iu nënshtrua një operacioni në gju.
Konfirmimi ka ardhur nga fitorja 104-101 ndaj Hjuston e cila ka çuar serinë në 3-0 për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, një ndeshje ku Kevin Durant shënoi 41 pikë e 14 topa në tabelë. Shërbyen vetëm për statistike 30 pikë, 8 topa në tabelë e 6 pasime të Xhejms Harden në radhët e Hjuston, që fillimisht përmbysi një disavantazh prej 23 pikësh në fillimin e periodës së tretë, por më pas nuk ishte në gjendje të mbante të njëjtin ritëm në minutat e fundit ku Duramt shënoi një gjuajtje vendimtare për 3 pikë.
Një duel mjaft i ndezur për kualifikimin është kthyer sfida mes LA Klipërs dhe Memfis, ku këta të fundit kanë barazuar serinë në 2-2 pas suksesit 104-83 në fushën e tyre. Mark Gasol me 23 pikë e 14 topa në tabelë ishte një faktor shumë i rëndësishënm në fitoren e Memfis, sidomos në periodën e fundit ku vendasit arritën të shkëputeshin lehtësisht dhe të krijonin një avantazh të ndjeshëm që i mundësoi fitoren në këtë sfidë.
Takimi më spektakolar i mbrëmjes ka qenë suksesi 142-134 i Çikagos ndaj Bruklin pas tre kohëve shtesë, duke i dhënë mundësinë Çikagos që të çojë serinë në 3-1 dhe të jetë vetëm një hap larg kalimit në turin e dytë të playoff. Heroi i mbrëmjes ishte Neit Robinson, i cili në më pak se 30 minuta shënoi 34 pikë, përfshirë 23 pikë në periodën e katërt ku thuajse i vetëm barazoi ndeshjen që dukej e humbur për ekipin e tij. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Bruklin-Çikago 134-142 (1-3)
Indiana-Atlanta 69-90 (2-1)
Konferenca e Perëndimit
LA Klipërs-Memfis 83-104 (2-2)
Oklahoma-Hjuston 104-101 (3-0)
Sunday, 28 April 2013 11:57