Oklahoma ka fituar supersfidën e Konferencës së Perëndimit ndaj LA Klipërs, rivalit kryesor për titullin në këtë konferencë. Në ndeshjen e luajtur në fushën e kalifornianëve, Oklahoma ka treguar se meriton plotësisht vendin e parë me një sukses domethënës 109-97.
Kevin Durant ishte i pandalshëm me 32 pikë, 7 topa në tabelë dhe 7 pasime, ndërsa arriti të realizonte 5 nga 6 gjuajtjet për tre pikë. Rasëll Uestbruk shënoi 26 pikë, ndërsa Serzh Ibaka shtoi 17 pikë e 9 topa në tabelë.
Nga ana tjetër, Bleik Grifin ishte i vetëm në ofensivën e LA Klipërs, për shkak të mungesës së radhës për dëmtim të Kris Pol dhe u detyrua të mbante mbi super skuadrën e tij duke realizuar 31 pikë e 11 topa në tabelë. Por fakti se askush tjetër nuk ishte në gjendje të shënonte rregullisht ndaj Oklahomas bëri që LA Klipërs të humbin këtë ndeshje, edhe pse në minutat e fundit u munduan disi të shkurtonin diferencën që kundërshtarët kishin krijuar gjatë takimit.
Pas kësaj fitoreje, Oklahoma ka rritur hegjemoninë e saj në kryesimin e Konferencës së Perëndimit, pasi tashmë regjistron 33 fitore e vetëm 9 humbje, rekordi më i mirë i këtij sezoni për momentin në NBA. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Kliveland 90-95
Orlando-Detroit 90-105
Filadelfia-Miluoki 102-110
Oklahoma-LA Klipërs 109-97
Wednesday, 23 January 2013 09:16