Opinioni se skuadrat e Konferencës së Lindjes në NBA janë më të dobëta se ato të Perëndimit është hedhur poshtë nga Nju Jork që ka mundur San Antonion 100-83, si për të treguar se tendenca ka ndryshuar dhe nuk është vetëm Majemi që ka thyer këtë traditë.
Nju Jork ka arritur të zhvillojë një lojë të shkëlqyer skuadre, duke arritur të mundin teksanët, që cilësohen çdo vit mes favoritëve por të fituar NBA. Por këtë radhë, skuadra e Greg Popoviç e ka pasur të vështirë të mbajë ritmin e lartë të vendasve, që kanë shpërndarë detyrat mirë. Karmelo Entoni ka shënuar 25 pikë, J. R. Smith ka shtuar 20 të tjera dhe Tajson Çendler shënoi 10 pikë e 14 topa në tabelë që ndihmuan për të kontrolluar fazën ofensive të kundërshtarëve.
San Antonio tregoi qartësisht lodhje në minutat e fundit, fakt që u pranua edhe nga trajneri Popoviç, i konfirmuar edhe nga statistikat, pasi pikëshënuesi më i mirë i skuadrës ishte zëvendësuesi Geri Nil me 12 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
San Antonio-Nju Jork 83-100
Minesota-Denver 101-97
Friday, 04 January 2013 09:34