Njeriu i ndeshjes, Xherdan Shaqiri ndau meritën për fitoren e Zvicrës kundër Çekisë, për të cilën mendon se ka potencial të shkoj dhe të fitoj edhe me Spanjën.
Xherdan Shaqiri dëshiron që Zvicra të shënoj një përfundim përrallor në fushatën e tyre të finales së U-21, pasi kaluan deri në finalet e së shtunës kundër Spanjës, duke mposhtur republikën çeke.
Tani Spanja qëndron në mes të Zvicrës dhe kurorës së parë U21, dhe lojtari Shaqiri beson se ana e tij i posedon të gjitha që duhen për të fituar trofeun.
“Përse mos ta fitojmë? Kemi ekip dhe potencial shumë të mirë që ta fitojmë ndeshjen kundër Spanjës. Ne nuk jemi favorit, prandaj mund të luajmë lirshëm në finale. Për ne është me rendësi që të jemi në finale. Është një mundësi e madhe. Mendoj se gjithë Zvicra e pret me padurim ketë lojë. Dëshirojmë të shkruajmë një histori te veçantë”, ka thënë 19-vjeçari, Xherdan Shaqiri.
Zviceranet, me Shaqirin, ishin fitues kundër mbrojtjes së fortë defanzive të kundërshtarëve të tyre çek në Herning, i cili shkoi më afër se kushdo për ta thyer bllokadën në kohën e rregullt me gjuajtje në shtyllë.
Shaqiri fitoi shpërblimin “Carlsberg Sport” për njeriun e ndeshjes por theksoi përpjekjet kolektive që e kanë sjellë Zvicrën deri këtu.
“Është hera e dytë që fitoj këtë trofe madhështor, mendoj se është koha të mendoj që njërën t’ia jap ekipit tim. Ekipi është gjëja më e rëndësishme. Ne kemi ekip shumë të mirë. Luajtëm së bashku dhe ne të gjithë e merituam të jemi në finale”, tha Shaqiri
Përderisa mbrojtësi Timm Klose pranoi se mendonte që loja do të shkoj në penallti, tha se Zvicra ka fatin që ka lojtarë të cilët janë në gjendje të dallohen.
“Sikurse e dini, gjithmonë është një lojtar i cili dallohet në mes dy ekipeve. Kësaj herë ishte Mehmedi, herën tjetër ndoshta do të jetë Shaqiri. Ne po ashtu kemi Emeghara. Ata janë lojtarë shumë të mirë dhe ndonjëherë dallohen me disa shkathtësi të bukura. Ne duhet ta bëjmë punën tonë në mbrojtje, kurse ata punën e tyre në sulm”, tha Tim Klose.
Asnjë shtet më herët nuk ka arritur në finale të U21 pa pranuar gol dhe Zvicra ka arritur të siguroj kualifikimet Olimpike, 83 – vjet pas paraqitjes se tyre të fundit në vitin 1928, në Amsterdam. Portieri dhe kapiteni i Zvicrës, Yann Sommer shprehu kënaqësinë duke thëne se “Është një ndjenjë madhështore të luash në Evropë dhe mos të pranosh asnjë gol të vetëm. Të arrish në semi-finale dhe të kualifikohesh për Olympics dhe finale, nuk mund të them më shumë, është e pa përshkruar.”
Thursday, 23 June 2011 12:37 