Majemi dhe Nju Jork vazhdojnë të ecin qetësisht drejt një finaleje të mundshme mes tyre në Konferencën e Lindjes, të cilën e kanë dominuar gjatë këtij sezoni. Të dy skuadrat kanë siguruar lehtësisht fitoret e dyta në ndeshjet përkatëse në turin e parë të playoff kundër Miluoki e Boston.
Miluoki vuri në vështirësi Majemin në gjysmën e parë të ndeshjes, por në fillimin e periodës së katërt, kampionët në fuqi bënë diferencën duke shënuar 12 pikë radhazi dhe duke u shkëputur për të marrë fitoren 98-86. Këtë radhë, pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Duejn Uejd, me 21 pikë e 7 topa në tabelë, ndërsa LeBron Xhejms u kufizua me vetëm 19 pikë të shënuara në këtë sfidë.
Nju Jork ka kaluar pa shumë probleme Boston, skuadër e cila mendohej se do t’i bënte më shumë rezistencë, edhe pse në radhët e saj mungon Razhan Rondo. Karmelo Entoni shënoi 34 pikë për Nju Jork, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u mundua më shumë të bënte lojë mbrojtëse, duke kufizuar Boston në vetëm 71 pikë të shënuara.
Surpriza e natës ka qenë në ndeshjen e tretë, atë mes Denver dhe Golden Steit, ku këta të fundit kanë çuditur duke fituar në fushën e skuadrës që doli e treta në Konferencën e Perëndimit me rezultatin 131-117, për të barazuar serinë 1-1 dhe për të kthyer në favorin e tyre faktorin fushë. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Miluoki-Majemi 86-98 (0-2)
Boston-Nju Jork 71-87 (0-2)
Konferenca e Perëndimit
Golden Steit-Denver 131-117 (1-1)
Wednesday, 24 April 2013 09:03