|
|
Sunday, 07 April 2013 10:07 Kthimi i LeBron Xhejms pas mungesës për tre ndeshje radhazi për shkak të një dëmtimi, ka frymëzuar Majemin për të arritur fitoren e 60-të të këtij sezoni, duke mundur Filadelfian me rezultatin 106-87. Kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në mbylljen e sezonit të rregullt, kampionëve në fuqi të NBA u mjaftojnë dy fitore për të siguruar matematikisht renditjen më të mirë të këtij sezoni në të dy Konferencat, ndërsa janë po dy fitore larg rekordit të klubit për numrin më të madh të fitoreve në një sezon, pasi ai aktual është 61.
LeBron Xhejms tregoi menjëherë se ka lënë pas plotësisht dëmtimin dhe se është gati të shkëlqejë në playoff, duke kërkuar titullin e dytë radhazi. Ylli i Majemit shënoi 27 pikë pa u sforcuar shumë në më pak se 30 minuta lojë, ndërsa udhëhoqi skuadrën ku nuk u ndje shumë mungesa e Duejn Uejd dhe Kris Bosh, të dy të lënë pushim për shkak të mbingarkesës dhe për të riaftësuar dëmtime të lehta të marrë gjatë javëve të fundit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Indiana-Uashington 85-104
Sharlot-Bruklin 96-105
Filadelfia-Majemi 87-106
Detroit-Minesota 101-107
Toronto-Miluoki 83-100
Atlanta-San Antonio 97-99
Hjuston-Denver 114-132
ÇIFTET MË TË MUNDSHME NË PLAYOFF
KONFERENCA E PERËNDIMIT
San Antonio-LA Leikërs
Oklahoma-Hjuston
Denver-Golden Steit
LA Klipërs-Memfis
KONFERENCA E LINDJES
Majemi-Miluoki
Nju Jork-Boston
Indiana-Atlanta
Bruklin-Çikago
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »