Majemi dhe San Antonio janë skuadrat e para që kanë siguruar kalimin në gjysmëfinalet e Konferencave në playoff të NBA, pasi kanë fituar 4-0 sfidat përkatëse ndaj Miluoki dhe LA Leikërs.
Majemi është udhëhequr nga i zakonshmi LeBron Xhejms, i cili me 30 pikë, 8 topa në tabelë e 7 pasime ka dominuar sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes, duke ndihmuar skuadrën e tij të shkëputej për të marrë këtë sukses të rëndësishëm që i jep të paktën një javë pushim para fillimit të raundit tjetër të playoff kundër fituesit të çiftit Bruklin-Çikago (1-3).
Edhe San Antonio pret me qetësi fituesin e sfidës Denver-Golden Steit (1-3), pasi ka kaluar me shumë lehtësi LA Leikërs, duke i mundur edhe në takimin e katërt me rezultatin 103-82. Një ndihmë të madhe teksanët kanë marrë nga kundërshtarët ku Duajt Hauard, shpresa e fundit e LA Leikërs për një përmbysje, ka gabuar gjithçka duke u përjashtuar nga ndeshja në fillimin e pjesës së dytë dhe duke lënë në baltë skuadrën e tij. Largimi i qendrës më të mirë në NBA, i kombinuar me dëmtimet e Brajant, Nesh e Pis, kanë bërë që San Antonio ta kishte shumë të thjeshtë të merrte fitoren e katërt dhe të kalonte qetësisht në turin tjetër. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Nju Jork-Boston 90-97 (3-1)
Majemi-Miluoki 88-77 (4-0)
Konferenca e Perëndimit
San Antonio-LA Leikërs 103-82 (4-0)
Denver-Golden Steit 101-115 (1-3)
Monday, 29 April 2013 10:19