Kobi Brajant ka regjistruar ndeshjen e 114-të të karrierës me 40 a më shumë pikë duke shënuar 40 në ndeshjen kundër Indianas, por LA Leikërs janë mundur në shtëpi me rezultatin 79-77.
Ylli i kalifornianëve, i cili regjistroi edhe 10 topa në tabelë, shënoi më shumë se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës së bashku, por përsëri nuk ishte në gjendje të ndihmonte ekipin që vazhdon të jetë në mesin e tabelës së klasifikimit dhe nuk po arrin të shfaqet mes pretendentëve ndonëse ka marrë këtë sezon atë që cilësohet qendra më e mirë në botë, Duajt Hauard.
Indiana ka kontrolluar të gjithë ndeshjen, ndërsa ka arritur të rezistojë në minutat e fundit, duke gjetur koshin e fitores me Grent Hill kur kishin mbetur vetëm 0.1 sekonda lojë.
Për t’u veçuar në ndeshjet e mbrëmshme është suksesi i Minesota ndaj Sakramento ku Kevin Lëv tregoi se është kthyer në formën e tij të mëparshme duke dhënë një paraqitje monstruoze më 23 pikë e 24 topa në tabelë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Dallas-Filadelfia 98-100
Feniks-Kliveland 91-78
Toronto-Hjuston 101-117
Minesota-Sakramento 97-89
Indiana-LA Leikërs 79-77
Wednesday, 28 November 2012 09:04