LA Leikërs ka shmangur katastrofën përballë Uashington duke ndalur serinë e 4 humbjeve radhazi për të marrë një sukses të vështirë 102-96 përballë skuadrës që për momentin cilësohet më e dobëta në NBA.
Kobi Brajant shënoi 30 pikë, 7 pasime e 7 topa në tabelë, ndërsa reporterët kanë komentuar me ironi batutën e tij pas ndeshjes. “Jam shumë i lumtur që më në fund filluam një seri pozitive… prej një fitoreje”, ishte komenti i Brajant pas kësaj sfide ku skuadra e tij rrezikoi në minutat e fundit të linte t’i ikte fitorja nga duart pasi Uashington shkurtoi në 3 pikë një diferencë prej 16 pikësh.
Ndërkohë, kryesimin në Konferencën e Perëndimit e ka rimarrë Oklahoma, e cila ka fituar 113-103 ndaj Sakramentos falë 31 pikëve të Kevin Duurant, i cili po shkon drejt një tjetër titulli të pikëshënuesit më të mirë në NBA. Finalistët e sezonit të kaluar kanë përfituar edhe nga hapi i gabuar i Memfis, që ka regjistruar humbjen e 5-të të sezonit në fushën e Denver. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia-Indiana 85-95
Golden Steit-Orlando 85-99
LA Leikërs-Uashington 102-96
Dallas-Toronto 74-95
Detroit-Bruklin 105-107
Miluoki-Kliveland 90-86
Boston-Hjuston 89-101
Minesota-Nju Orlins 113-102
Sakramento-Oklahoma 103-113
Utah-Feniks 84-99
Memfis-Denver 94-99
Saturday, 15 December 2012 09:14