LA Leikërs janë mundur në shtëpi nga Utah me rezultatin 117-110, duke iu larguar më tepër zonës së play-off, ndërsa duket se nuk dinë ende si të dalin nga kriza që i ka mbërthyer.
Kobi Brajant zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe me 34 pikë të shënuara, por gaboi dy tentativa për tri pikë në sekondat e fundit duke mos qenë në gjendje të nxjerrë skuadrën nga situata e vështirë, të cilës i është shtuar edhe pakënaqësia në rritje e publikut që nuk është mësuar me humbjet e kalifornianëve. Në radhët e Utah, vendimtare ishte loja e Mo Uillimas që shënoi 22 pikë e 9 pasime.
Ndërkohë, Bruklin është mundur në shtëpi nga Miluoki, një skuadër që po transformohet gjithnjë e më shumë në një pretendonte serioze për renditjen mes 8 më të mirëve në Konferencën e Lindjes. Brendon Xhenings shënoi 26 pikë dhe Monta Elis shtoi 24 të tjera në triumfin 97-88, që çoi në 5 numrin e humbjeve radhazi nga Bruklin. Ky ekip shihej si pretendent në fillimin e sezonit pas një serie pozitive rezultatesh, por tani është kthyer përsëri në nivelet e mëparshme dhe duket se do të jetë një skuadër e mesit të tabelës së klasifikimit.
Për t’u shënuar është fitorja e radhës e Nju Jork ndaj Denver me rezultatin 112-106 ku protagonist kryesor ishte Karmelo Entoni, i cili u kthye në fushë pas dëmtimit duke luajtur në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij dhe duke shënuar 34 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-LA Klipërs 83-102
Miluoki-Bruklin 97-88
Indiana-Oklahoma 93-104
Denver-Nju Jork 106-112
Orlando-Feniks 98-90
Utah-LA Leikërs 117-110
Monday, 10 December 2012 09:08