LA Leikërs kanë filluar të tregojnë se po japin sinjalet e para të kthesës në lojën e tyre, duke shpresuar që të jenë ende në kohë të shpëtojnë një sezon katastrofik. Skuadra kaliforniane ka mundur 104-88 ekipin e Miluokit, duke marrë suksesin e dytë radhazi, por sidomos duke treguar se dyshja Brajant-Hauard mund të funksionojë.
Të dy lojtarët shënuan nga 31 pikë secili, duke ndarë detyrat. Brajant luajti më shumë në mbrojtje duke u kujdesur për të ndalur organizatorët e skuadrës kundërshtare, ndërsa Hauard ishte si zakonisht dominues në lojën pranë koshit, duke pritur dhe transformuar pasime te shokëve të skuadrës, por edhe duke regjistruar 16 topa në tabelë dhe 4 bllokime.
Edhe ekipi tjetër kalifornian i LA Klipërs ka regjistruar një sukses mbrëmë, duke fituar në fushën e vështirë të Hjuston me rezultatin 117-109, ndonëse në radhët e tyre ka munguar përsëri Kris Pol, i lënë pushim për shkak të dëmtimit të marrë në javën e kaluar. Protagonisti i ndeshjes ishte Xhamal Krouford, i cili shënoi 30 pikë duke zënë pikërisht vendin e tij si organizator i skuadrës që në këtë sezon është mes pretendentëve më të fortë për të fituar titullin në Konferencën e Perëndimit, e pse jo të shpallet kampion në NBA. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Orlins-Filadelfia 111-99
Indiana-Sharlot 103-76
Toronto-Bruklin 106-113
LA Klipërs-Hjuston 117-109
Portland-Denver 111-115
Miluoki-LA Leikërs 88-104
Wednesday, 16 January 2013 13:05