Kobi Brajant shënoi 4 nga 30 pikët e tij në 90 sekondat e fundit dhe LA Leikërs përmbysën një disavantazh prej 18 pikësh që mbanin në periodën e tretë për të fituar 101-100 ndaj Sharlot.
Xhodi Miks dhe Meta Uorld Pis shënuan secili nga 17 pikë për kalifornianët, që fituan ndeshjen e tretë radhazi, duke barazuar ecurinë më të mirë të këtij sezoni problematik. Pau Gasol, i kthyer përsëri në fushë pasi la pas problemet me tendinitin, regjistroi 10 pikë e 9 topa në tabelë në 30 minutat që luajti. Për Sharlot, lojtari më i mirë ishte Kemba Uolker me 28 pikë e 7 pasime.
Danilo Galinari me 28 pikë e 9 topa në tabelë udhëhoqi Denver drejt suksesit 112-106 ndaj San Antonios. Lojtari italian shkëlqeu sidomos në gjuajtjet për tri pikë, duke realizuar 3 të tilla në momentet më kulmore të ndeshjes, atëherë kur teksanët po mundoheshin të rikuperonin diferencën. Kjo humbje la disi në hije një tjetër paraqitje fantastike të Tim Dankan, i cili regjistroi 31 pikë, 18 topa në tabelë, 6 pasime, 2 vjedhje e 5 bllokime, në natën kur kaloi kufirin e 23 mijë pikëve të shënuara në karrierë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-Cliveland 113-99
Atlanta-Uashington 100-95
Minesota-Majemi 92-103
Utah-Bruklin 92-90
Indiana-Miluoki 93-98
Boston-Çikago 89-100
Filadelfia-Dallas 100-107
San Antonio-Denver 106-112
Sharlot-LA Leikërs 100-101
Nju Orlins-Golden Steit 96-103
Wednesday, 19 December 2012 10:00