LA Leikërs po bëhen gati t’i japin lamtumirën playoff që në raundin e parë, pasi kanë parë se është e pamundur të kalojnë San Antonio, sidomos tani që u mungon edhe Kobi Brajant i dëmtuar. Kalifornianët janë mundur në fushën e tyre me rezultatin 120-89, pa arritur thuajse asnjëherë të shprehin potencialin e një skuadre që teorikisht ishte ndërtuar për të luftuar për titullin kampion.
Tim Dankan ka qenë protagonisti absolut i takimit për San Antonion, pasi ka shënuar 26 pikë e 9 topa në tabelë, por sidomos duke kontrolluar Duajt Hauard, për të mos e lënë qendrën e kalifornianëve të tentonte një përmbysje për ekipin vendas. Hauard e mbylli ndeshjen me 25 pikë e 11 topa në tabelë, por në asnjë moment nuk u duk se mund të vinte në rrezik fitoren e tretë radhazi të San Antonios, që çon teksanët një hap larg turit të dytë.
Një sfidë thuajse e mbyllur është edhe ajo mes Nju Jork dhe Boston, ku njujorkezët kanë fituar edhe në fushën kundërshtare duke çuar 3-0 bilancin mes tyre. Në suksesin 90-76, Nju Jork dha njëtjetër provë të shkëlqyer mbrojtëse, duke mos lejuar Boston për të tretën ndeshje radhazi të kalonte kuotën e 80 pikëve. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Nju Jork-Boston 90-76 (3-0)
Konferenca e Perëndimit
San Antonio-LA Leikërs 120-89 (3-0)
Denver-Golden Steit 108-110 (1-2)
Saturday, 27 April 2013 13:41