LA Klipërs kanë bërë hapa para me lojën dhe pretendimet e tyre për titullin NBA në këtë sezon, pas fitores së thellë 101-80 ndaj Çikagos që ka humbur shumë nga shkëlqimi i saj që pas dëmtimit të Derrik Rouz dhe tashmë rrezikon të kthehet në një skuadër mesatare.
LA Klipërs kanë dominuar kryesisht falë lojës së jashtëzakonshme të Bleik Grifin, autor i 26 pikëve e 10 topa në tabelë, por sidomos i një mbulimi perfekt të yllit të skuadrës kundërshtare, Xhoakim Noah, duke lënë këtë të fundit me vetëm 4 pikë në këtë takim. Për kalifornianët, një rol të rëndësishëm vazhdon ta luajë Xhamal Krouford, i cili shënoi 22 pikë duke qenë një rezervë.
Skuadra me rekordin më të mirë në NBA vazhdon të jetë Memfis, që ka kaluar pa shumë vështirësi Sharlot duke siguruar suksesin 8-të radhazi, ndërsa në këtë sezon ka humbur vetëm ndeshjen e hapjes. Një fitore në transfertë edhe ajo e Majemit përballë Feniks, ndërsa Duejn Uejd nuk ka luajtur në ndeshjen e dytë radhazi për shkak të dëmtimit të marrë pak ditë më parë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-Boston 89-107
Utah-Uashington 83-76
Dallas-Kliveland 103-95
Memfis-Sharlot 94-87
Denver-San Antonio 100-126
Nju Orlins-Miluoki 113-117
Çikago-LA Klipërs 80-101
Majemi-Feniks 97-88
Sunday, 18 November 2012 09:23