LA Klipërs ka hedhur një hap të sigurt drejt sigurimit të vendit të katërt në Konferencën e Perëndimit, duke dhënë një provë force pikërisht ndaj rivalëve direkt të Memfis. Kalifornianët kanë fituar me rezultatin 91-87 në fushën kundërshtare, duke dhënë një paralajmërim të qartë se kërkojnë me çdo kusht të kalojnë finalistët e Konferencës së sezonit të kaluar.
DeAndre Xhordan me 16 pikë e 12 topa në tabelë udhëhoqi kalifornianët në këtë sfidë, ndërsa trajneri Del Negro u mundua të aktivizonte sa më shumë lojtarët e stolit, duke bërë që kontributi i lojtarëve si Pol e Grifin të ishte minimal. Në radhët e Memfis shkëlqeu Mark Gasol me 17 pikë, 15 topa në tabelë e 7 pasime.
Gjatë mbrëmjes ka ardhur edhe lajmi se Kobi Brajant i është nënshtruar me sukses operacionit në tendinën e Akilit që dëmtoi një natë më parë. Sipas parashikimeve, basketbollisti i LA Leikërs duhet të qëndrojë pushim nga 6 deri në 9 muaj, por doktori i klubit ka bërë të ditur se riaftësimi para fillimit të sezonit të ardhshëm është i mundur. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Orlando 120-88
Miluoki-Sharlot 85-95
LA Klipërs-Memfis 91-87
Feniks-Minesota 93-105
Sunday, 14 April 2013 10:57