Kthimi i Stiv Nesh në radhët e LA Leikërs duket se ka përforcuar disi këtë skuadër, që ka arritur fitoren e tretë radhazi pikërisht falë lojës së organizatorit 38 vjeçar, i cili mungoi që nga ndeshja e dytë e sezonit.
Një dëmtim i vogël e la atë jashtë fushës së lojës për një muaj e gjysmë por në kthimin në fushë, Nesh tregoi se vazhdon të jetë në formë të mirë, duke realizuar 12 pikë dhe 9 pasime. Gjuajtjet e tij në minutat e fundit të lojës së rregullt dhe kohës shtesë i dhanë suksesin 118-115 në transfertë LA Leikërs, që tashmë ka filluar të japë shenja progresi të vazhdueshëm. Një kontribut të madh e dha Kobi Brajant me 34 pikë e 10 topa në tabelë.
Në Konferencën e Lindjes, Majemi ka rimarrë kryesimin falë fitores 105-89 ndaj Utah. Një pjesë e madhe e meritës për ringjalljen e kampionëve në fuqi e ka padyshim LeBron Xhejms, i cili shënoi 20 pikë, 9 topa në tabelë dhe 7 pasime, ndërsa për të 6-n ndeshje radhazi nuk është ndëshkuar me faull edhe pse është një nga lojtarët kyç në lojën mbrojtëse të ekipit. Ylli i Majemit ka arritur të shënojë 20 a më shumë pikë në të 24 ndeshjet e para të sezonit, duke barazuar rekordin e vendosur nga Karl Malon në fillimin e sezonit 1989-1990. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Çikago-Atlanta 75-92
Detroit-Uashington 96-87
Utah-Majemi 89-105
Memfis-Hjuston 96-121
Indiana-Nju Orlins 81-75
Kliveland-Miluoki 94-82
Sharlot-Denver 88-110
Feniks-Portland 93-96
LA Leikërs-Golden Steit 118-115
Sunday, 23 December 2012 09:16