LA Klipërs kanë çuar në 2-0 serinë e tyre në turin e parë të playoff ndaj Memfis, duke bërë një hap të rëndësishëm për të kaluar në turin tjetër. Kalifornianët kanë fituar 93-91 në një sfidë entuziazmuese, të zgjidhur nga një gjuajtje në sekondën e fundit nga Kris Pol.
Ylli i skuadrës kalifornianë shënoi 24 pikë e 9 pasime, por kur mbeteshin vetëm 10 sekonda në fundin e ndeshjes dhe rezultati ishte i barabartë 1-1, ai vendosi që të mbante topin deri në sekondën e fundit, para se të lëshonte gjuajtjen e saktë që i dha suksesin ekipit të tij, pa i lënë kohë Memfis të tentonte barazimin. Për kundërshtarët nuk shërbeu as prova e mirë e Majk Konli me 28 pikë e 9 pasime për të dalë me fitore nga dy ndeshjet e para në Los Anxhelos, ndërsa shpreson të kthejë përsëri serinë në lojë me një sukses në sfidën e tretë që luhet në fushën e vet.
Në takimin tjetër të mbrëmjes, Çikago ka arritur të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në turin tjetër duke “vjedhur” fitoren në fushën e Bruklin me rezultatin 90-82, për të barazuar serinë në 1-1. Çikago zhvilloi lojën perfekte të skuadrës, duke marrë një kontribut të rëndësishëm nga lojtarë të ndryshëm si Xhoakim Noah (11 pikë, 11 topa në tabelë), Luol Deng (15 pikë, 10 topa në tabelë) dhe Karlos Buzer (13 pikë, 12 topa në tabelë). (LajmeShqip.com)
Tuesday, 23 April 2013 09:54