Kevin Durant ka regjistruar paraqitjen e tij më të mirë në karrierë duke vendosur rekordin personal të 52 pikëve të shënuar në një ndeshje të NBA. Ylli i Oklahomas e ka arritur këtë në fitoren 117-114 të skuadrës së tij në fushën e Dallas pas një kohe shtesë.
Në fakt, në këtë takim, Durant nuk u shfaq në formën e tij të zakonshme, duke realizuar vetëm 13 nga 31 tentativat nga fusha e lojës. Por ai ishte perfekt në gjuajtjet e lira, duke realizuar të 21 tentativat e tija dhe duke mbyllur këtë ndeshje që çon në 6 numrin e fitoreve radhazi për Oklahoman.
Një tjetër rezultat mjaft interesant ka qenë fitorja në kohën shtesë e Çikagos në fushën e Boston, me rezultatin 100-99. Gjithçka është vendosur nga një gjuajtje e Marko Belineli kur kishin mbetur vetëm 3.1 sekonda lojë, ndërsa protagonisti kryesor i skuadrës u bë Karlos Buzer i cili shënoi 19 pikë e 20 topa në tabelë në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-Filadelfia 101-108
Sharlot-Orlando 106-100
Çikago-Boston 100-99
Hjuston-Indiana 95-105
Atlanta-Bruklin 89-94
Sakramento-Memfis 69-85
Golden Steit-San Antonio 88-95
Uashington-Denver 112-108
Oklahoma-Dallas 117-114
Saturday, 19 January 2013 11:58