Indiana duket se ka gjetur mënyrën si të mundë pa shumë vështirësi Nju Jorkun, pasi ka çuar në 3-1 serinë ndaj kësaj skuadre në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes pas suksesit 92-83.
Xhorxh Hill shënoi 26 pikë, ndërsa Pol Xhorxh shënoi 18 pikë, 14 topa në tabelë e 7 pasime, duke çuar ekipin vetëm një hap larg finales së Konferencës që i mungon këtij klubi që nga viti 2004. Në një situatë të tillë, Karmelo Entoni duket hija e vetvetes, pasi edhe mbrëmë shënoi 24 pikë e 9 topa në tabelë, por për të dytën ndeshje radhazi, nuk arriti të realizonte asnjë kosh në 12 minutat e fundit të sfidës.
Në Konferencën e Perëndimit, San Antonio ka marrë edhe një herë kontrollin e serisë ndaj surprizës së Golden Steit me një fitore 109-91 që i jep përsëri mundësinë teksanëve të kalojnë në avantazh dhe të jenë një hap larg finales së Konferencës. Protagonisti i mbrëmjes ishte Toni Parker me 25 pikë dhe 10 pasime, por në fakt loja e San Antonios u bazua më shumë mbi kontrollin e dyshes së Golden Steit, Karri-Tompson, duke lënë në hije të dy organizatorët që së bashku shënuan vetëm 13 pikë. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Nju Jork-Indiana 82-93 (1-3)
Konferenca e Perëndimit
Golden Steit-San Antonio 91-109 (2-3)
Wednesday, 15 May 2013 09:10