Indiana ka konfirmuar se rezultatet e mira dhe vendi i tretë në Konferencën e Lindjes nuk ishin rastësi, duke arritur të marrë një fitore në fushën e vështirë të Nju Jorkut, në takimin e parë të dy skuadrave në gjysmëfinalet e NBA.
Indiana ka arritur të zbatojë planin perfekt për të ndalur Karmelo Entonin, i cili ka qenë pikëshënuesi më i mirë i këtij sezoni në NBA dhe është forca më e madhe ofensive e Nju Jork. Ndaj fitorja 102-95 erdhi pasi Entoni realizoi vetëm 10 nga 27 tentativat e tij, i bllokuar nga mbrojtja kundërshtare dhe i ngarkuar me faulle falë nervozizmit të tepërt, në atë që ishte ndeshja e parë e raundit të dytë për Nju Jork që nga viti 2000.
Në Konferencën e Perëndimit, Memfis i ka shkuar shumë pranë mrekullisë ndaj Oklahomas, por në fund skuadra e Kevin Durant ka dalë fitimtare me rezultatin 93-91 falë mrekullive të yllit të saj. Durant shënoi 35 pikë, 15 topa në tabelë dhe 6 pasime, i ndërgjegjshëm që tashmë e gjitha barra e lojës ofensive bie mbi shpatullat e tij, pas dëmtimit të rëndë të Rasëll Uestbruk. Lojtari më i mirë i Memfis ishte Mark Gasol me 20 pikë e 10 topa në tabelë. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Indiana-Nju Jork 102-95 (1-0)
Konferenca e Perëndimit
Memfis-Oklahoma 91-93 (0-1)
Monday, 06 May 2013 11:31