Xhejms Harden ka vërtetuar se me largimin nga Oklahoma, ai është kthyer në një lojtar kryesor për Hjuston dhe se kjo skuadër nuk kishte gabuar kur i kishte ofruar dyfishin e parave që i ofroi ish-skuadra e tij.
Harden udhëhoqi Hjuston në fitoren 122-119 ndaj Oklahomas falë 46 pikëve të shënuara, të cilave i shtoi edhe 8 topa në tabelë e 5 pasime, padyshim paraqitja më e mirë e karrierës për të. Ai ishte protagonist sidomos në minutat e fundit të ndeshjes, kur ekipi i tij ishte 14 pikë mbrapa por edhe falë kontributit të Xheremi Lin, autor i 29 pikëve, përmbysi gjithçka duke marrë një sukses që përforcon vendin e 8-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit.
Ndërkohë, LA Leikërs i kanë dhënë lamtumirën ish-pronarit Xherri Bus, i cili u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare pak ditë më parë, duke mundur rivalët historikë të Boston me rezultatin 113-99. Duajt Hauard shkëlqeu në këtë sfidë me 24 pikë e 12 topa në tabelë, ndërsa ishin edhe 6 lojtarë të tjerë të kalifornianëve që shënuan të paktën 10 pikë në këtë sfidë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Detroit-Orlando 105-99
Memfis-Toronto 88-82
Nju Jork-Indiana 91-125
Filadelfia-Minesota 87-94
Oklahoma-Hjuston 119-122
Nju Orlins-Kliveland 100-105
Bruklin-Miluoki 97-94
Majemi-Atlanta 103-90
Orlando-Dallas 96-111
Feniks-Golden Steit 98-108
Boston-LA Leikërs 99-113
Thursday, 21 February 2013 09:06