Skuadra e Golden Steit vazhdon të çuditë të tërë, pasi ka arritur të kthehet brenda pak vitesh nga një prej skuadrave më të dobëta në Konferencën e Perëndimit, në një prej skuadrave më të qëndrueshme dhe tani një pretendente për të shkuar në finalen e Konferencës. Surpriza e këtij sezoni duket se nuk është tronditur as nga fakti se përballë ka një prej skuadrave me më shumë eksperiencë, San Antonio, pasi mbrëmë ka fituar ndeshjen e katërt në kohë shtesë me rezultatin 97-87, duke çuar serinë në barazim 2-2.
Stefen Karri, i cili mendohej se nuk do të luante në këtë ndeshje, për shkak të dëmtimit të marrë dy ditë më parë. Por ai jo vetëm u kthye në fushën e lojës, por edhe shkëlqeu me 22 pikë, 6 topa në tabelë e 4 pasime. Një kontribut të rëndësishëm, Golden Steit mori edhe nga debutuesi Herrison Barns, me 26 pikë e 10 topa në tabelë.
Në radhët e San Antonios, Tim Dankan mbylli ndeshjen me 19 pikë e 15 topa në tabelë, ndërsa Manu Xhinobili shtoi 21 pikë. Por këtë radhë mungoi thuajse krejtësisht kontributi i Toni Parker, i cili shënoi 17 pikë, por nuk u tregua asnjëherë vendimtar me lojën e tij. (LajmeShqip.com)
Monday, 13 May 2013 11:09