Se pas Xherdan Shaqirit u çmend e gjithë Evropa, ketë e ka konfirmuar edhe skuadra e sheikëve arabë, Manchester City, e cila së fundmi i është bashkuar garës për transferimin e kosovarit.
Për Shaqirin janë të interesuara skuadrat më të mëdha në Evropë, si Milan, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Tottenham, Arsenal dhe së fundmi edhe Manchester City.
City i ka dërguar zyrtarët e vet për ta përcjellë lojtarin e FC Basel, Xherdan Shaqirin sonte, kur Zvicra do të takohet me Uellsin në kualifikueset për Euro 2012 në Liberty Stadium.
Shaqiri, i cili ka lindur në Kosovë, konsiderohet si një nga lojtarët me perspektivën më të madhe dhe lojtari po mbikëqyret për qëndrueshmërinë e tij.
Shaqiri gjatë verë së fundit në Evropianin U-21, fitoi shumë admirues, kur tregoi disa shfaqje mbresëlënëse, mirëpo ai e dëmtoi paksa reputacionin e tij me disa komente arrogante në media, duke e quajtur veten “një lojtar shumë i veçantë”.
Megjithatë, një hat-trik për ekipin e kombëtares zvicerane kundër Bullgarisë, muajin e kaluar, dhe një pjesë e vogël e shfaqjeve të tjera në Ligën e Kampionëve, kanë dhënë shumë shpresa për talentin në rritje e sipër.
Manchester City, Arsenal dhe Tottenham janë admirues afatgjatë të lojtarit, dhe janë të vendosur që t’i kenë përfaqësuesit e tyre sonte, kur Zvicra do të takohet me Uellsin.
Edhe skuadrat italiane si Milan dhe Juventus pritet, gjithashtu, të jenë të pranishme, të gjitha këto duke shpresuar për të parë maestron shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin.
FC Basel mendohet se dëshiron rreth 15 milionë funte për shërbimet e Shaqirit, por një ofertë prej 7 milionë funtesh duhet të jetë e mjaftueshme për t’i bindur ata për ta shitur yllin.
Kosovari i Baselit, Xherdan Shaqiri, së bashku me yllin e Arsenalit Jack Wilshere, kanë hyrë në listën e dhjetë talenteve më të spikatur të futbollit evropian. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 18:16