Kafshët parashikuese kanë filluar zyrtarisht punë një ditë para Euro 2012 dhe elefanti Çita ka parashikuar se Polonia do të mundë Greqinë. E vënë para tre frutave ku dy kishin emrin e skuadrave dhe e treta barazimin, Çita 33 vjeçare nuk ka ngurruar të zgjedhë frutën polake.
Sipas drejtuesve të kopshtit zoologjik, rezultatet e Çita deri tani kanë qenë të shkëlqyera pasi ajo ka parashikuar saktësisht finalen e Ligës së Kampioneve duke zgjedhur Çelsin.
Pikërisht ndeshja e Mynihut ka qenë testi më i fortë për t’u zgjidhur parashikuesja zyrtare e Polonisë. Para finales së Ligës ë Kampioneve, ajo ka qenë në konkurrencë me papagallin Kuba dhe gomaricën Blek Meri.
Vetëm Çita parashikoi saktësisht fituesin dhe për të këtë arsye meritoi titullin e “parashikueses zyrtare” të ndeshjeve të Polonisë gjatë aktivitetit.
Si fillim ajo do të parashikojë vetëm ndeshjet e ekipit vendas në këtë turne, por nëse duket se ka sukses, do të provohen edhe ndeshjet e fazës me eliminim direkt. (LajmeShqip.com)
Thursday, 07 June 2012 09:47