Majk D’Antoni ka debutuar me një fitore si trajneri i ri i LA Leikërs, duke udhëhequr skuadrën e tij në suksesin 95-90 ndaj Bruklin, një prej ekipeve më në formë të NBA në këtë fillim sezoni.
Trajneri që njihet për lojën e tij superofensive, nuk e ka patur të vështirë të ekzekutojë skemat e preferuara, duke patur në skuadër yje si Kobi Brajant (25 pikë) apo Duajt Hauard (23 pikë, 15 topa në tabelë, 4 bllokime). Nga ana tjetër, Deron Uilliams (22 pikë, 10 pasime) ka dhuruar një paraqitje mjaft të mirë duke mbajtur në garë deri në sekondat e fundit skuadrën e tij, e cila është transformuar në një ekip pretendent që kur u transferua nga Nju Xhersi në lagjen e Bruklin në Nju Jork.
Vetë Nju Jork ka vazhduar kryesimin në Konferencën e Lindjes duke mposhtur pa probleme Nju Orlins, me Karmelo Entoni që është kthyer tani në një pikëshënues të pandalshëm. Rekordi 8-1 i kësaj skuadre përsëritet për herë të tretë në histori, ndërsa duhet kujtuar se Kniks janë shpallur kampionë dy herët e mëparshme kur kanë regjistruar këto shifra në 9 ndeshjet e para të sezonit. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-Filadelfia 98-106
Nju Jork-Nju Orlins 102-80
Bruklin-LA Leikërs 90-95
Wednesday, 21 November 2012 10:29