Çikago Bulls i ka dhënë fund serisë prej 5 fitoresh radhazi të Nju Jork, duke ndalur skuadrën që kryeson aktualisht renditjen e Konferencës së Lindjes me rezultatin 93-85. Ndonëse mungesa e Derrik Rouz ndjehet në radhët e ekipit të Çikagos, kjo skuadër vazhdon herë pas here të tregojë një lojë mjaft të mirë, sidomos ndaj skuadrave më të forta, siç ka ndodhur këtë radhë ndaj njujorkezëve.
Marko Belineli dhe Luol Deng shënuan nga 22 pikë për skuadrën vendase, ndërsa për miqtë ishte përsëri protagonist Reimond Felton me 27 pikë. Por Nju Jork i vari shumë shpresat në gjuajtjet për tre pikë, ku qartësisht nuk kishte saktësinë e duhur pasi realizoi vetëm 8 nga 23 tentativat e kësaj skuadre. Gjithsesi, ajo vazhdon të ndajë kreun e klasifikimit me dy ekipet e tjera, Majemi dhe Atlanta.
Nëse fitorja e Majemit ndaj Nju Orlins ishte e pritshme, ajo e Atlanta në fushën e Memfis ishte surpriza e natës së mbrëmshme. Xhosh Smith shënoi 24 pikë, Lu Uilliams shënoi 21, ndërsa Al Horford ishte protagonist me 19 pikë dhe 14 topa në tabelë, duke qenë vendimtar për të kontrolluar sulmin kundërshtar, sidomos në periodën e tretë ku Atlanta shënoi 20 pikë radhazi. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Feniks-LA Klipërs 99-117
San Antonio-Sharlot 132-102
Golden Steit-Uashington 101-97
Detroit-Kliveland 104-97
Filadelfia-Boston 79-92
Nju Orlins-Majemi 90-106
Nju Jork-Çikago 85-93
Atlanta-Memfis 93-83
Dallas-Hjuston 116-109
Sakramento-Portland 99-80
Sunday, 09 December 2012 09:21