Dik Advokat ka treguar se Rusia do të luajë vetëm për fitore dhe nuk do të kënaqet me një barazim në ndeshjen e saj të fundit në grup përballë Greqisë, ndonëse edhe ky rezultat do ta kalonte në turin tjetër të turneut.
“Mendoj se sa herë që luan një ndeshje, duhet ta fitosh dhe dëshiron ta fitosh. Kemi një besim të madh në vetvete dhe jam i sigurt që një gjë të tillë do ta konfirmojë edhe trajneri i Greqisë”, th 64-vjeçari i cili më pas nuk pranoi të fliste për problemet e tifozëve rusë në ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë. Por ai pranoi të fliste për Arshavin, kapitenin e skuadrës që është kritikuar për paraqitjen e tij me polakët.
“Ai është kapiteni. Është e vërtetë se e humbi shumë herë topin dhe kjo mund të të kushtojë një ndeshje. Por e lashë në fushë për faktin e thjeshtë se ai mund të nxjerrë një rast për gol nga asgjë. Ai është lloji i lojtarit që mund të bëjë diferencën”.
Përkrah tij, në konferencë për shtyp ka qenë zbulimi i Euro 2012, 21 vjeçari Alan Xhagoev, i cili me 3 golat e shënuara është një kandidat për të fituar “Këpucën e Artë” në këtë turne.
“Nuk besoj se kam luajtur dy ndeshje të mira. Po, shënova në ndeshjen e dytë, por nuk luajta aq mirë sa në të parën. Kam humbur shumë herë topin”, pranoi ai. (LajmeShqip.com)
Grupi A
Poloni-Greqi 1-1
17’ Levandovski / 51’ Salpingidis
Rusi-Republika Çeke 4-1
15’, 79’ Xhagoev, 24’ Shirokov, 82’ Pavliuçenko / 52’ Pilar
Greqi-Republikë Çeke 1-2
53’ Gekas / 3’ Jiraçek, 6’ Pilar
Poloni-Rusi 1-1
57’ Blazhçzikovski / 37’ Xhagoev
Renditja
Rusi 4 5-2
R. Çeke 3 3-5
Poloni 2 2-2
Greqi 1 2-3
16.06.2012
Greqi-Rusi 20:45
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Varshavë (Poloni)
Republikë Çeke-Poloni 20:45
Gjyqtar: Kreig Tomson (Skoci)
Vroclav (Poloni)
Saturday, 16 June 2012 08:40