Raportet e fundit kanë bërë të ditur se ai mund të jetë joshur nga Roma dhe Fiorentina, për t’u larguar nga Baseli, por Shaqiri thotë se ai dëshiron të vazhdojë me kampionët e Zvicrës tani për tani.
“Unë nuk e di,” tha ai kur u pyet për Goal.com, nëse do të jetë i interesuar të bashkohet me një klub të madh në Evropë. “Unë jam me Baselin, ne duam të fitojmë kampionatin dhe jam duke luajtur në Ligën e Kampionëve me Baselin.”
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë në të ardhmen, por unë tani jam me Baselin dhe kjo është e mirë për mua.”
Shaqiri, gjithashtu, theksoi vendosmërinë e tij për të arritur në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, në këtë sezonë.
Skuadra e Thorsten Fink është aktualisht në pole-position në Grupin C, me katër pikë nga dy ndeshje, që do të thotë se janë në nivel me Benficën, ndërsa Manchester United radhitet i treti.
“Ne jemi në krye të grupit, dhe ne duam të avancojnë në raundin e ardhshëm,” tha i riu.
Shaqiri po fliste pas humbjes 2-0 të Zvicrës në Uells, në kualifikueset Euro 2012, të premten në mbrëmje.
Humbja për djemtë e Ottmar Hitzfeld, do të thotë eliminim pasi që Mali i Zi dhe Anglia barazuan.
“Jo, unë nuk jam i kënaqur me punën tonë,” u ankua Shaqiri. “Kartoni i kuq për Reto Ziegler, në gjysmën e dytë ndryshoi ndeshjen. Pas kartonit të kuq ne nuk mund të luanim shumë futboll dhe kemi humbur.”
“Mali i Zi mori një barazim 2-2 me Anglinë dhe ne jemi jashtë”, tha ai.
Anglia ka fituar në grup dhe ka siguruar një kualifikim për veten në finalet e Euro 2012. (LajmeShqip.com)
Saturday, 08 October 2011 12:16