Bernë (PLOTËSUAR, e mërkurë 11:11 h) – Portali LajmeShqip.com sjellë në vijim tre golat fantastikë të yllit shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ndaj Bullgarisë. Shqiptari ishte ylli i mbrëmshëm në fushat e blerta të Evropës.
********************************
Bernë (PLOTËSUAR 23:12) – Një gol i Ivanovit në minutën e ‘9 të takimit, edhe pse epërsi e hershme, ka qenë i pamjaftueshëm për Bullgarinë, përballë rebeshit të mëpastajmë të shqiptarit të Zvicrës Xherdan Shaqirit, i cili me një het-trik fenomenal përmbysi gjithçka në ndeshjen vendimtare të Kombëtares së Zvicrës drejt kualifikimeve në Euro 2012.
Pas disavantazhit të hershëm, Zvicra u kthye në lojë kur Xherdan Shaqiri barazoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Shqiptari shënoi po ashtu në minutën e ’62 dhe në atë të ’90, për ta vulosur fitoren e helvetikëve 3:1, përballë Bullgarisë, në një derbi që ishte përcaktues për të dyja kombëtaret.
Për Zvicrën luajtën katër shqiptarë në fushë dhe përpos Shaqirit ishin edhe Xhemajli, Mehmedi dhe Xhaka, të cilët shkëlqyen.
Heroi i ndeshjes dhe i fitores vendimtare për zviceranët ishte, pa dyshim, shqiptari gjilanas, Xherdan Shaqiri.
Mediat zvicerane e kishin publikuar me bujë katërshen shqiptare që luajti sonte dhe të gjitha shpresat, e tërë Zvicra, paraprakisht, i kishte mbëshetur te katër heronjtë shqiptarë. (LajmeShqip.com)
***********************************
Bernë – Zvicra e cila radhitet në grupin G, deri me tani ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka arritur t’i marrë 5 pikë.
Zvicra renditet në vendin e 3-të me 5 pikë, kurse sonte, pas pak çastesh, me fillim nga ora 20:30 në stadiumin e Baselit, do të zhvillojë ndeshjen për jetë a vdekje kundër Bullgarisë e cila renditet në vendin e 4 dhe me pikë të njëjta me Zvicrën.
Në skemën e trajnerit Hitzfeld bëjnë pjesë 4 shqiptarët (Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli), të cilët pritet të jenë titullarë. Kjo ndeshje është e rëndësisë së veçantë, për faktin se nëse Zvicra fiton, atëherë kualifikimin e ka më afër.
Formacioni i Zvicrës mund të jetë 4-2-3-1: Portier; Benaglio, Mbojtës; Lichtsteiner, Senderos, Djourou dhe Zigler, Mesfushor; Xhemajli, Inler, Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Sulmues; Derdiyok
Ndeshja e fundit ndërmjet Bullgarisë dhe Zvicrës kishte përfunduar me rezultat 0:0. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 06 September 2011 20:11