Ray Wilkins ka thënë se Tottenham po e humbë kohën kot, duke u përpjekur për ta mbajtur në skuadër yllin Luka Modriç.
Presidenti i Tottenhamit i tha Modriçit ta harronte një kalim në skuadrën e tij të ëndrrave, Chelsea, por, megjithatë, ish-asistenti i Carlo Ancelotit beson se ai shumë shpejt do bëhet ”blu”.
Ai tha: ”Unë nuk mendoj se Chelseat do t’i duhet shumë kohë për t’u hyrë më thellë transferimeve që do t’i kryejë, ngase shumë emra të mëdhenj do të vijnë dhe pak do jenë ata që do të largohen”.
“Mendoj se do jetë shumë e vështirë për Tottenhamin për ta mbajtur kroatin”, tha ai.
“Spursat” e hodhën një ofertë poshtë, të dërguar nga Chelsea për 25-vjeçarin, prej 22 milionë funtesh.
“Modriç është një lojtar shumë i talentuar dhe ai do të largohet nga Tottenham tek Chelsea për trofe”, përfundoi Wilkins.
Monday, 11 July 2011 20:41