Disa lajme, ditë më parë thonin se synim i Milanit është kroati Luka Modriç. Ky synim, gjithashtu është konsideruar shumë i vështirë dhe i paarritshëm, për shkak se Tottenham vështire se do ta lëshonte atë. Por, ç’është e vërteta, Milani është në garë që ta sjell kroatin në Itali, sepse synimi i tyre është Liga e Kampionëve. Prandaj, duke krijuar një mesfushë të re e të fortë dhe jo në “krizë” me Gattuso e Van Bomel, kjo mund të arrihet.
Prej kohësh Milani po kërkon një lojtar të madh dhe të denjë për rolin e mesfushorit dhe kjo pas largimit të Pirlos, veçanërisht tani, kur “Djalli” ka zbuluar ambiciet e tij, të jetë sa më i rrezikshëm dhe pretendent kryesor për garën evropiane të Ligës së Kampionëve.
Milan ka konkurrencën e fort të Chelseas dhe Manchester Unitedit, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë për Tottenham.
Nëse Milan lanson një ofertë të tillë, atëherë do ketë shanse më të mëdha që ta marr kroatin, pasi që nuk është konkurrent në Premier Ligë siç është Chelsea e Manchester.
Friday, 08 July 2011 12:54