Nju Jork ka arritur të mbijetojë në playoff duke fituar 85-75 ndaj Indianas për të shkurtuar serinë në 3-2 dhe duke tentuar që të bëjë të njëjtën gjë pas dy ditësh në ndeshjen e 6-të mes dy skuadrave.
Karmelo Entoni shënoi 28 pikë e 6 topa në tabelë, duke shfaqur pak nga saktësia dhe agresiviteti që i kishte munguar në dy sfidat e kaluara në fushën e Indiana. Për më tepër, ai më në fund arriti të fitonte duelin ndaj Pol Xhorxh të Indiana, i cili e kishte kufizuar ndjeshëm në lojën e tij gjatë kësaj serie, duke e mbrojtur në mënyrë perfekte. Vetë lojtari i Indianas realizoi 23 pikë në këtë ndeshje, por nuk ishte aq vendimtar sa në sfidat e mëparshme pasi që në fillim kishte probleme me faullet.
Në Konferencën e Perëndimit, San Antonio i dha lamtumirën ëndrrave të Golden Steit për të shkuar në finalen e Konferencës, duke prerë vetë biletën pas fitores 94-82 në fushën kundërshtare që mbylli serinë në 4-2. Teksanët u mundën në 6 ndeshje në finalen e Konferencës nga Oklahoma një vit më parë, ndërsa tani kanë përballë një kundërshtar po aq të vështirë, Memfis. Ekipi i Popoviç dëshiron me çdo kush të kthehet në finalen e madhe të NBA, që i mungon nga viti 2007, atëherë kur fituan titullin e fundit pasi mundën në katër ndeshje Kliveland të LeBron Xhejms. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Indiana-Nju Jork 75-85 (3-2)
Konferenca e Perëndimit
San Antonio-Golden Steit 94-82 (4-2)
Friday, 17 May 2013 09:44