Ëndrrat e LA Klipërs për t’u konfirmuar si një nga skuadrat më të mira në NBA kanë marrë një goditje të rëndë pas disfatës 103-93 në fushën e tyre ndaj Memfis, që i ka dhënë këtyre të fundit avantazhin 3-2 në serinë mes tyre.
Zak Randolf u tregua i jashtëzakonshëm me 25 pikë e 11 topa në tabelë, ndërsa Majk Konli shtoi 20 pikë për të ndihmuar skuadrën e Memfis të merrte këtë sukses shumë të rëndësishëm jashtë fushe. Nga ana tjetër, Kris Pol shënoi 35 pikë, por ishte i vetëm në ofensivën e skuadrës së tij, pasi Bleik Grifin u dëmtua në nxemje dhe luajti vetëm 19 minuta në këtë sfidë, para se të dorëzohej dhe të shihte vazhdimin e ndeshjes nga stoli.
Denver ka mbajtur gjallë shpresën për të vazhduar në playoff me një fitore 107-100 në fushën e vet përballë Golden Steit. Keneth Farid (13 pikë, 10 topa në tabelë), Taj Louson (19 pikë, 10 asist) dhe Andre Iguodala (25 pikë, 12 topa në tabelë, 7 asist) udhëhoqën skuadrën e tyre në këtë ndeshje që u karakterizua nga loja e ashpër fizike si dhe akuzat e ndërsjella për lojë të pistë dhe goditje të palejuara. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Perëndimit
Golden Steit-Denver 100-107 (3-2)
Memfis-LA Klipërs 103-93 (3-2)
Wednesday, 01 May 2013 10:12