Përballja mes Indiana dhe Atalanta në Konferencën e Lindjes duket se do të përfundojë me 7 ndeshje, pasi dy skuadrat tashmë kanë çuar në barazim 2-2 serinë mes tyre dhe diferencat në lojë janë shumë të vogla.
Pas një suksesi 2-0 të Indianas në takimet në fushën e vet, Atlanta është përgjigjur me dy suksese radhazi në shtëpinë e saj, duke treguar se vendi i 7-të në Konferencën e Lindjes gjatë sezonit të rregullt nuk tregonte potencialin real të skuadrës. Në takimin e mbrëmshëm, të fituar me rezultatin 102-91, Xhosh Smith ishte heroi i Atlantas me një paraqitje të shkëlqyer, duke realizuar 29 pikë e 11 topa në tabelë, për të mbajtur plotësisht në lojë skuadrën e tij.
Hjuston ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në serinë e vet, përballë pretendentëve të Oklahomas, falë një paraqitje shumë të mirë të Çandler Parsons, zëvendësuesit të Xhermi Lin të dëmtuar, i cili shënoi 27 pikë, 10 topa në tabelë dhe 8 pasime në suksesin 105-103. Kuptohet që Oklahoma mbetet favorite, pasi udhëheq 3-1 dhe do të luajë takimin e radhës në fushën e vet dhe me shumë mundësi do të arrijë që pas dy ditësh të sigurojë kualifikimin në turin tjetër të playoff. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Çikago-Bruklin 91-110 (3-2)
Indiana-Atlanta 91-102 (2-2)
Konferenca e Perëndimit
Oklahoma-Hjuston 103-105 (3-1)
Tuesday, 30 April 2013 11:58