Miluoki nuk është një kundërshtar që i afrohet sadopak nivelit të Majemit dhe këtë po e tregon në çdo ndeshje përballë kampionëve, të cilët i kanë marrë edhe takimin e tretë, duke iu afruar më shumë një kualifikimi të thjeshtë në turin e dytë të playoff.
LeBron Xhejms ka shënuar 22 pikë, 5 topa në tabelë dhe 6 pasime, por heroi i mbrëmjes në fitoren 104-91 në fushën kundërshtare ishte Rei Alen. Veterani shënoi 23 pikë, me 5 gjuajtje për 3 pikë, duke u bërë njëkohësisht lojtari me më shumë realizime nga distanca në playoff në historinë e NBA, me 322 të tilla, duke kaluar një legjendë si Rexhi Miller.
Në Konferencën e Perëndimit, Memfis ka rihapur çështjen e kualifikimit duke fituar ndeshjen e parë në fushën e vet. Zak Randolf shënoi 27 pikë e 11 topa në tabelë në suksesin 94-82 ndaj LA Klipërs, edhe pse këta të fundit vazhdojnë të kryesojnë serinë 2-1. Megjithatë, në këtë ndeshje Memfis tregoi se ishte në gjendje të kontrollonte ofensivën e kalifornianëve, duke mos lejuar asnjë prej lojtarëve kundërshtarë të shënonin më shumë se 16 pikë. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Lindjes
Majemi-Miluoki 104-91 (3-0)
Bruklin-Çikago 76-79 (1-2)
Konferenca e Perëndimit
LA Klipërs-Memfis 82-94 (2-1)
Friday, 26 April 2013 10:48