Përballja mes Oklahomas dhe Hjuston ka filluar të tregohet më e balancuar se sa mendohej, duke parë se kundër njëra-tjetrës viheshin skuadra e parë dhe ajo numër 8 në Konferencën e Perëndimit. Një pjesë e meritës së këtyre ndeshjeve emocionuese i takon Xhejms Harden, yllit të Hjuston, i cili për pak sa nuk ishte duke “vjedhur” një ndeshje në fushën e ish-skuadrës së tij.
Harden shënoi 36 pikë e 11 topa në tabelë, ndërsa Hjuston kishin një avantazh prej 4 pikësh kur mbeteshin më pak se 3 minuta lojë në sfidën ndaj Oklahomas. Por Kevin Durant dhe Rasëll Uestbruk, të dy autorë të 29 pikëve në këtë ndeshje, u zgjuan në minutat e fundit dhe arritën të kthenin ndeshjen, duke çuar në 2-0 serinë pas suksesit 105-102.
Një përballej e përfunduar dhe pa histori duket ajo mes LA Leikërs dhe San Antonio, me teksanët që vazhdojnë të tregohen shumë më të fortë se skuadra kaliforniane. Toni Parker shënoi 28 pikë e 7 pasime në suksesin 102-91, ndërsa LA Leikërs nuk ishin asnjëherë në gjendje të vinin në diskutim fitoren e ekipit vendas. (LajmeShqip.com)
PLAYOFF
Konferenca e Perëndimit
Hjuston-Oklahoma 102-105 (0-2)
LA Leikërs-San Antonio 91-102 (0-2)
Konferenca e Lindjes
Atlanta-Indiana 98-113 (0-2)
Thursday, 25 April 2013 10:04