LA Leikërs kanë përfituar nga humbja e Utah përballë Oklahomas për të rimarrë vendin e 8-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit që siguron pjesëmarrjen në playoff. Por për ta bërë një gjë të tillë, atyre u është nevojitur një provë mbresëlënëse e Kobi Brajant, i cili ka treguar se vazhdon të jetë një nga realizuesit më të mirë në historinë e NBA, ndonëse tani ka marrë më shumë rolin e lojtarit që mendon për skuadrën.
Brajant kishte shënuar vetëm 4 pikë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Nju Orlins, por duke parë se ekipi i tij po vuante në fazën ofensive, në fillimin e periodës së katërt ai mori situatën në dorë, duke realizuar 23 nga 30 pikët e tij në 12 minutat e fundit të kësaj ndeshje që përfundoi me suksesin 120-99 për LA Lëikërs.
Në Konferencën e Lindjes, Nju Jork ka arritur të fitojë titullin kampion në Divizionin Atlantik, që i mungonte që nga viti 1994, falë suksesit të 13-të radhazi. Karmelo Entoni ishte përsëri protagonist me 36 pikë, 8 topa në tabelë dhe 6 pasime, ndërsa Nju Jork ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për titull në NBA. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Kliveland-Indiana 94-99
Miluoki-Majemi 83-94
Uashington-Nju Jork 99-120
Filadelfia-Bruklin 83-104
Feniks-Hjuston 98-101
Sharlot-Memfis 75-94
Toronto-Çikago 101-98
Oklahoma-Utah 90-80
Nju Orlins-LA Leikërs 96-104
Minesota-Golden Steit 89-105
Wednesday, 10 April 2013 12:34