Nju Jork ka çuar në 10 numrin e fitoreve radhazi me suksesin 95-82 ndaj Atlantas, një seri që e ka ngjitur këtë skuadër të vetme në vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Lindjes.
Karmelo Entoni, pas 50 pikëve të shënuara kundër Majemit një ditë më parë, këtë radhë ka shënuar “vetëm” 40 pikë, duke udhëhequr ekipin drejt një fitoreje bindëse ndaj një prej ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes. Megjithatë, në fundin e ndeshjes, kur Atlanta u mundua të përmbyste rezultatin, ishin Reimond Felton (14 pikë) dhe J. R. Smith (19 pikë) që u treguan vendimtarë me realizimet e tyre.
Në Konferencën e Perëndimit, Denver i ka dhënë një goditje të rëndë Utah duke mundur këtë të fundit me rezultatin 113-96, për ta zbritur në vendin e 9-të në renditje, jashtë zonës së playoff. Utah nuk ka përballuar dot lojën ekipore të Denver që nuk la pikë referimi në fazën ofensive, me 7 lojtarë të ndryshëm që shënuan 10 a më shumë pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Uashington-Toronto 78-88
Bruklin-Kliveland 113-95
Filadelfia-Sharlot 83-88
Nju Jork-Atlanta 95-82
Detroit-Boston 93-98
Minesota-Miluoki 107-98
Orlando-San Antonio 84-98
Denver-Utah 113-96
Memfis-Portland 94-76
Hjuston-Sakramento 112-102
Feniks-LA Klipërs 101-126
Nju Orlins-Golden Steit 88-98
Thursday, 04 April 2013 09:33