Mesfushori i Bajern Mynih ka deklaruar se ai është gati dhe pret me padurim, ashtu si skuadra e tij, që të përballet me Juventusin në ndeshjen e javës së ardhshme në Ligën e Kampioneve. Bavarezët mund të shpallen kampionë të Gjermanisë që këtë javë, nëse fitojnë ndaj Hamburgut dhe Borusia Dormund nundet në Shtutgart, ndaj Shvajanshtajger pranon se kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme.
“Sigurisht që unë jam gati për sfidën me Juventus, por më parë duhet të përqendrohemi te sfida e të shtunës ndaj Hamburgut dhe të marrim një rezultat sa më të mirë. Ndoshta do të jemi në gjendje të fitojmë që më shpejt kampionatin, do të ishte e shkëlqyer”, tha mesfushori.
“Pastaj është Juventusi, një kundërshtar i vështirë. Ata kanë shumë lojtarë me eksperiencë në radhët e tyre, gjë që është shumë e rëndësishme në Ligën e Kampioneve. Do të bëjmë gjithçka që të sigurojmë një rezultat të mirë në fushën tonë. Megjithatë, besoj se do të jetë një duel mjaft i ndezur. Në fund, shpresoj që të triumfojë cilësia dhe klasi ynë”, deklaroi mesfushori gjerman, një nga shtyllat kryesore të skuadrës që ka arritur në finalen e Ligës së Kampioneve në dy nga tre edicionet e fundit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 28 March 2013 10:30