Nëse LA Leikërs do të arrijnë të kualifikohen në playoff në këtë sezon të NBA, gjithçka do të jetë meritë e Kobi Brajant i cili ka treguar përsëri madhështinë e tij me një paraqitje mbresëlënëse në suksesin 108-102 ndaj Nju Orlins.
Vetëm një natë pas humbjes përballë Oklahomas, ylli i skuadrës kaliforniane ktheu përsëri skuadrën e tij në rrugën e fitoreve pas një shfaqjeje të vërtetë të të gjitha cilësive të tij, për të realizuar 42 pikë, 7 topa në tabelë e 12 pasime. Kjo paraqitje frymëzoi edhe shokët e tij të skuadrës, me në krye Duajt Hauard që realizoi 20 pikë, 15 topa në tabelë dhe 5 bllokime, mes të cilëve një vendimtar në sekondat e fundit duke i hequr mundësinë Bruk Lopez të barazonte përkohësisht rezultatin. Tani LA Leikërs janë vetëm 2 fitore larg Utah që mban përkohësisht vendin e 8-të në renditjen e Konferencës së Perëndimit.
Në Konferencën e Lindjes, vazhdon marshimi i Majemit, që gjithsesi ka filluar të tregojë shenjat e para të lodhjes në serinë rekord të 16 fitoreve radhazi. Kampionëve të NBA u është dashur një kosh nga LeBron Xhejms vetëm 3 sekonda para fundit për të mundur Orlandon me rezultatin 97-96, në një takim me ulje-ngritje nga të dy skuadrat. Xhejms e mbylli ndeshjen me 26 pikë, ndërsa Duejn Uejd shënoi 24 pikë e 6 topa në tabelë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Boston-Indiana 83-81
Utah-Kliveland 101-104
Bruklin-Sharlot 99-78
Nju Jork-Detroit 87-77
Orlando-Majemi 96-97
Filadelfia-Atlanta 96-107
Portland-Memfis 85-91
Uashington-Minesota 82-87
LA Leikërs-Nju Orlins 108-102
Hjuston-Dallas 108-112
Çikago-San Antonio 83-101
Toronto-Feniks 98-71
Miluoki-LA Klipërs 101-117
Sakramento-Golden Steit 83-87
Thursday, 07 March 2013 09:08