Stëfen Kërri ka dhuruar një nga paraqitjet më mbresëlënëse të këtij sezoni në NBA, pasi organizatori i Golden Steit realizoi 54 pikë, 6 topa në tabelë e 7 pasime, me 11 gjuajtje të sakta për tri pikë në ndeshjen kundër Nu Jork. Por edhe kjo nuk arriti t’i siguronte ekipit të tij një fitore në transfertë, pasi Nju Jork triumfoi me rezultatin 109-105.
Vendimtare rezultoi pikërisht një gjuajtje e Kërri në minutat e fundit, e bllokuar nga Reimond Felton, që i dha mundësinë Nju Jork të barazonte rezultatin dhe të siguronte më pas fitoren. Pikëshënuesi më i mirë i Nju Jork ishte Karmelo Entoni me 35 pikë, por paraqitjen më të mirë e bëri Tejson Çendler me 16 pikë e 28 topa në tabelë, nga të cilët 10 në sulm. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Toronto-Kliveland 92-103
Sakramento-Orlando 125-101
Detroit-Uashington 96-95
Golden Steit-Nju Jork 105-109
Miluoki-Hjuston 110-107
Dallas-Memfis 84-90
Nju Orlins-Oklahoma 74-119
Feniks-San Antonio 105-101
Atlanta-Utah 102-91
Denver-Portland 111-109
Thursday, 28 February 2013 09:51