Denver ka fituar famën e një prej skuadrave që zhvillon basketbollin më të shpejtë dhe atletik në NBA. Këtë fakt e ka provuar më së miri përballë LA Leikërs, duke mundur kalifornianët me rezultatin 119-108.
Ndonëse Kobi Brajant zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me 29 pikë, 6 topa në tabelë dhe 9 pasime, edhe ai e kishte të vështirë të mbante ritmin e çmendur të Denver që shfrytëzonte çdo top apo gjuajtje të humbur të kalifornianëve për ta kthyer atë në garë vrapimi drejt koshit kundërshtar.
Duket se kjo taktikë ishte studiuar mirë pikërisht për këtë ndeshje, pasi u pranua nga vetë lojtarët e Denver pas përfundimit të takimit ku Uilson Çendler ishte pikëshënuesi më i mirë me 23 pikë për ekipin vendas. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Uashington-Toronto 90-84
Atlanta-Detroit 114-103
LA Leikërs-Denver 108-119
Boston-Utah 110-107
Tuesday, 26 February 2013 09:10