Transformimi i Kobi Brajant nga një sulmues në një organizator të mirëfilltë duket se është kura e duhur për LA Leikërs që kanë regjistruar fitoren e tretë radhazi që nga momenti kur ylli i kalifornianëve ka zënë pozicionin e ri në fushën e lojës.
Brajant shënoi vetëm 14 pikë në fitoren 111-106 ndaj Nju Orlins, por dha 11 pasime për kosh, duke treguar qartësisht se po mësohet me këtë rol të ri në fazën ofensive të skuadrës. Falë lojës së Brajant, kanë dalë në pah aftësitë poshtë koshit të Duajt Hauard, i cili në këtë ndeshje shënoi 24 pikë. Ndërkohë, pozicionin e Brajant në sulm e ka marrë Ërl Grei, i cili në këtë takim realizoi 20 pikë e 12 topa në tabelë.
Meqenëse kalifornianët nuk kanë ndeshje shumë të vështira këtë javë, përballë Feniks e Minesota, pritet që ata të provojnë përsëri këtë sistem loje për ta perfeksionuar sa më mirë para sfidave të vështira që i presin në vazhdim, nëse kërkojnë që në këtë sezon të marrin pjesë në playoff. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Golden Steit-Kliveland 108-95
Miluoki-Detroit 117-90
Dallas-Portland 104-106
Nju Orlins-LA Leikërs 106-111
Wednesday, 30 January 2013 10:14