Kthimi i Kris Pol në fushën e lojës pas dëmtimit ka lehtësuar punën e LA Klipërs që kanë arritur suksesin e katërt radhazi në kampionat duke mundur Uashington me rezultatin 94-87.
Organizatori i kalifornianëve shënoi 22 pikë e 11 pasime, duke treguar se kishte lënë plotësisht pas dëmtimin dhe është gati të ndihmojë skuadrën e tij të synojë përsëri një tjetër rekord pozitiv, ashtu siç ndodhi pak javë më parë. Me këtë sukses, LA Klipërs kanë regjistruar fitoren e katërt radhazi, ndërsa kanë vetëm një humbje më shumë se Oklahoma që kryeson Konferencën e Perëndimit.
Një ekip që po kalon moment krizë është Hjuston, që mbrëmë ka regjistruar humbjen e 7-të radhazi, pas disfatës 79-92 në fushën e Minesota. Xhejms Harden dhe Xheremi Lin duket se për momentin e kanë të vështirë të ngjitin ekipin aty ku pretendohet dhe kanë shfaqur dobësi të theksuara në lojën në grup, edhe pse Hjuston mbetet një nga skuadrat që ka mesataren më të lartë të shënimit të pikëve në këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
San Antonio-Atlanta 98-93
Sakramento-Sharlot 97-93
Memfis-Çikago 85-82
Hjuston-Minesota 79-92
Golden Steit-Nju Orlins 116-112
Kliveland-Utah 98-109
Miluoki-Portland 110-104
Uashington-LA Klipërs 87-94
Sunday, 20 January 2013 11:47