Duajt Hauard nuk është riaftësuar ende plotësisht nga dëmtimi në shpatull, por situata kritike e LA Leikërs ka bërë që qendra të aktivizohej në takimin kundër Kliveland, fatmirësisht duke mos përkeqësuar situatën e tij dhe duke ndihmuar skuadrën të fitonte me rezultatin 113-93.
Lojtari që iu bashkua në këtë sezon kalifornianëve, regjistroi 22 pikë e 14 topa në tabelë, ndërsa loja e tij i dha fund serisë negative prej 6 humbjesh radhazi të LA Leikërs. Megjithatë, kalifornianët mbeten ende shumë larg vendit të 8-të që të çon në playoff, pasi kanë një bilanc thellësisht negativ në këtë sezon me 16 fitore e 21 humbje deri tani.
Fitoreve i është kthyer edhe skuadra e Nju Jork, ku Karmelo Entoni ka marrë përsëri rolin e protagonistit kryesor. Ylli i Nju Jork shënoi 27 pikë në ndeshjen ndaj Nju Orlins, duke kaluar kuotën 20 për takimin e 24-t radhazi, një rekord në karrierën e tij. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Nju Orlins-Nju Jork 87-100
Miluoki-Toronto 107-96
Indiana-Bruklin 86-97
Minesota-San Antonio 88-106
Golden Steit-Denver 105-116
Oklahoma-Portland 87-83
Kliveland-LA Leikërs 93-113
Monday, 14 January 2013 09:29