LA Leikërs janë dorëzuar në fushën e San Antonio ndonëse kanë shfaqur shenjat e para të përmirësimit në krahasim me ndeshjet e kaluara. Kjo ka qenë humbja e 5-të radhazi për kalifornianët që duket se tashmë si objektiv kryesor kanë vetëm arritjen në play-off, ndonëse mendohej në fillim të sezonit se kishin ndërtuar një skuadër që pretendonte për titull me mbërritjen e Nesh dhe Hauard.
Toni Parker shënoi 24 pikë për San Antonion në sfidën e përfunduar me rezultatin 108-105, ndërsa Tiago Spliter realizoi 14 pikë e 14 topa në tabelë për të marrë këtë fitore shumë të rëndësishme që i afron me kreun e renditjes së Konferencës së Perëndimit.
Ndërsa për kalifornianët, duket se ky është një nga momentet më negative të historisë së klubit. “Kemi humbur 5 ndeshje radhazi. Pak a shumë kjo shpjegon gjithçka”, ishin fjalët e Kobi Brajant pas përfundimit të takimit, ku ai shënoi 27 pikë. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Filadelfia-Toronto 72-90
Utah-Sharlot 112-102
Atlanta-Kliveland 83-99
Feniks-Boston 79-87
Miluoki-Çikago 104-96
LA Leikërs-San Antonio 105-108
Minesota-Oklahoma 84-106
Hjuston-Nju Orlins 79-88
Orlando-Denver 105-108
Dallas-LA Klipërs 93-99
Memfis-Golden Steit 94-87
Thursday, 10 January 2013 11:55