Xhamal Krouford shënoi 11 nga 19 pikët e tij në periodën e fundit dhe Los Anxhelos Klipërs mundën Utah 107-96 për të regjistruar suksesin e 17-të radhazi, duke u bërë skuadra e tretë në historinë e NBA që regjistron muajin perfekt.
LA Klipërs kanë regjistruar 16 fitore e asnjë humbje në dhjetor, duke iu bashkuar San Antonio Spurs (1995-1996) dhe LA Leikërs (1971-1972) në këtë arritje si skuadrat e vetme të pamposhtura brenda muajit. Për më tepër, seria e fitoreve me 17 të tilla radhazi është më e gjata që nga koha kur Boston fitoi 19 ndeshje radhazi katër vite më parë. Karon Batler ishte pikëshënuesi më i mirë i LA Klipërs me 29 pikë, duke transformuar saktësisht të 6 tentativat e tij në gjuajtjet për 3 pikë, ndërsa Kris Pol ndihmoi në organizimin e lojës me 19 pikë e 9 pasime.
Ndërkohë, San Antonio i ka shkaktuar një humbje turpëruese 111-86 skuadrës së Dallas në fushën e saj. Kampionët e dy sezoneve më parë duken hija e vetvetes dhe as kthimi në fushë i Dirk Novickit nga dëmtimi duket se nuk po i ndihmon të gjejnë shkëlqimin e humbur që pas sezonit ku mundën Majemin në finalen e NBA. Nga ana tjetër, teksanët vazhdojnë të qenë me stilin e tyre të lojës, kur “tre veteranët” (Parker-Xhinobili-Dankan), po drejtojnë ekipin lehtësisht drejt një tjetër pjesëmarrje në play-off, me shpresën se këtë vit mund të kthehen përsëri në finalen e madhe të NBA. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Miluoki-Detroit 94-96
San Antonio-Dallas 111-86
Boston-Sakramento 96-118
Utah-LA Klipërs 96-107
Monday, 31 December 2013 09:10