|
|
Friday, 14 December 2012 22:33 Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e tij të parë në Bundesligë, duke ndihmuar Bajern Mynih të marrë një barazim të vlefshëm 1-1 ndaj Borusia Mynshengladbah, për të çuar në 12 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt në fundin e fazës së parë të kampionatit.
Mesfushori shqiptar nuk ishte mes titullarëve në këtë sfidë, por është aktivizuar në minutën e 38-të të ndeshjes, pas dëmtimit të Havi Martinez, kur rezultati ishte 1-0 për miqtë pas penalltisë së Marks në minutën e 21-të.
Por në minutën e 59-të, Shaqiri ka përfituar nga pavëmendja e Marks për t’i hequr topin nga këmbët dhe për të mposhtur portierin Tor Stegen me një gjuajtje diagonale që nuk i ka lënë kohë për të reaguar.
Sfida është mbyllur me rezultatin 1-1, duke kurorëzuar Bajern Mynih si “Kampion Dimri”, edhe pse këtë titull simbolik e kishte siguruar matematikisht që tre javë më parë.
Duhet theksuar se Granit Xhaka vazhdon të mbetet mes zëvendësuesve te Borusia Mynshengladbah. Në këtë takim, ai u aktivizua vetëm në 15 minutat e fundit, për t’i dhënë freski skuadrës së tij në mesfushë, ku kishte vetëm detyra mbrojtëse. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »